Ndërlidhjet

Filipine: 45 vetë vriten në betejë


Të paktën 45 persona kanë vdekur pas një beteje të madhe mes trupave filipinase dhe guerilës myslimane në një ishull jugor të Filipineve, ka bërë të ditur një komamndant i lartë ushtarak.

Të paktën 22 rebelë dhe 23 ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi ushtarak në një bazë kryesore trajnimi të rebelëve të Abu Sajafit në ishullin Bazila, ka thënë gjenerali Rustiko Guerero.

Abu Sajaf është grupi më I vogël, por edhe më i rrezikshëm në mesin e grupeve myslimane që luftojnë për pavarësi nga Manila.

Grupi ka lidhje me Xhemah Islamiahan, një grup aziatik radikal mysliman, që mendohet se është përgjegjës për sulmet në Indonezi, përfshirë dhe shpërthimet në Bali në vitin 2002, si dhe sulmet me bomba në dy hotele në Xhakartë.
XS
SM
MD
LG