Ndërlidhjet

Pakistan: 70 të vrarë nga luftimet me talebanë


Luftimet e egra mes talebanëve dhe lufëtarëve proqeveritarë në Pakistan kanë lënë të vdekur më shumë se 70 persona dhe kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Pasuesit e liderit fisnor Turkistan Bitani në Vaziristanin jugor kanë luftuar me rreth 300 luftëtarë talebanë për disa orë të mërkurën duke përdorur edhe raketa, mortaja dhe armatim kundër ajror.

Armata pakistaneze ka dërguar armatim me helikopterë në zonë, e cila është e njëjta zonë ku javën e kaluar sulmet amerikane me raketa u raporua ta kenë vrarë liderin taleban Bejtullah Mehsud.
XS
SM
MD
LG