Ndërlidhjet

Fushata zgjedhore në Afganistan


Tubim parazgjedhor në Kabul.
Tubim parazgjedhor në Kabul.
Në Afganistan vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale. Ajo do të përfundojë më 18 gusht, dy ditë para zgjedhjeve të caktuara për 20 gusht.

Presidenti Hamid Karzai, i cili erdhi në krye të Afganistanit pas invazionit të trupave amerikane, i cili e përmbysi regjimin e talibanëve, do të përpiqet të sigurojë një mandat të ri 5 vjeçar përballë 40 kandidatëve të tjerë.

Talibanët nuk do të jenë në gjendje të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, ka deklaruar Karzai, gjatë një takimi parazgjedhor në Kabul.

Sfiduesi kryesor i Karzait është parë të jetë Abdullah Abdullah. Ai është i njohur tek gjenerata e re e afganëve, të cilët mburren se kanë luftuar përgjatë Masudit, gjatë “xhihadit” kundër sovjetikëve, në vitet 1980, dhe se kanë marrë pjesë në rezistencën kundër talibanëve dhe Al-Kaidës në vitet 1990.

Abdullahu premton transformim politik, thelbi i të cilit është të ndryshojë formën e qeverisjes pesëvjeçare të Afganistanit. Ai do që t’i japë forcë nivelit lokal me guvernator të zgjedhur, me kryetar bashkie dhe administratorë lokalë.

Abdullahu thotë se e di “se si duhet bërë paqe” dhe mendon se “kushtet për të bërë paqe janë më të mira sot, sesa 10 vjet më parë”. Por, në të njëjtën kohë, thotë ai, një gjë e tillë kërkon mirëkuptim nga të gjitha anët.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera të NATO-s kanë dërguar trupa shtesë në Afganistan për t’i ndihmuar forcat e Qeverisë që t’i mbrojnë zgjedhjet nga sulmet e mundshme të militantëve.

Afghan Presidential Campaign
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00
XS
SM
MD
LG