Ndërlidhjet

Rasmusen çmon të arriturat në Kosovë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë sot në Kosovë se e vlerëson lart angazhimin e lidershipit kosovar në përmbushjen e kërkesave ndërkombëtare dhe se është i impresionuar me përparimin që është bërë gjatë viteve të fundit.

Pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, zoti Rasmusen përmendi edhe çështjen e pranisë së forcave paqeruajtëse në Kosovë.

“Siç e dini kemi vendosur të reduktojmë numrin e trupave gjatë viteve të ardhshme, por do të doja të theksoja se ky vendim vetëm reflekton zhvillimin e situatës së sigurisë në Kosovë. Ky vendim është i bazuar në kushte që do të thotë se reduktimi do të ndodhë në pajtueshmëri me përmirësimin e vazhdueshëm në aspektin e sigurisë”, ka thënë zoti Rasmusen, duke nënvizuar se nuk do të merret asnjë vendim që do të kishte ndikim negativ në sigurinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG