Ndërlidhjet

BE kritikon vizitën e Putinit në Abhazi


Basshkimi Evropian e ka kritikuar sot vizitën e kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin në rajonin separatist të Abhazisë.

BE-ja tha se Putin duhej të kishte marrë pëlqimin e Gjeorgjisë përpara se të udhëtojë në Abhazi në 12 gusht.

Deklarata thotë se “BE-ja nuk e konsideron vizitën në harmoni me parimet e integritetit territorial dhe as të dobishme për përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e këtij rajoni”.

Moska i njohu Abhazinë dhe Osetinë e Jugut si entitete të pavarura politike pas luftës së shkurtër Rusi-Gjeorgji në gusht, 2008.
XS
SM
MD
LG