Ndërlidhjet

Boksi i femrave në Olimpiadë


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sot e shtoi boksin e femrave në listën e sporteve Olimpike.

Në takimin në Berlin, KON vendosi se boksi i femrave do të jetë në program të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012.

Përveç kësaj, komiteti rekomandoi që golfi dhe ragbi të përfshihen në lojërat verore në vitin 2016.

Bordi do t’ia paraqesë kërkesën për futjen e këtyre dy sporteve Asamblesë së KON në tetor në Kopenhagë.
XS
SM
MD
LG