Ndërlidhjet

logo-print

Irak: 17 viktima në sulmin vetëvrasës


Shtatëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetën kur dy sulmues vetëvrasës e hodhën veten në erë në një kafe të mbipopulluar në veri të Irakut.

Policia tha se të paktën 20 të tjerë u plagosën kur sulmuesit i aktivizuan jelekët me eksploziv në kafenenë në qytetin Sinxhar afër Mosulit.

Në Sinxhar jeton kryesisht popullsi jazide. Jazidët janë grup i vogël religjioz kurdfolës, të përqëndruar afër kufirit të Irakut me Sirinë.
XS
SM
MD
LG