Ndërlidhjet

Ndërroi jetë Les Paul, shpikës i kitarës elektrike



Les Paul, njeriu i cili e shpiku kitarën elektrike dhe incizimin shumëkanalësh, ka vdekur sot nga pneumonia në moshën 94 vjeçare.

Paul ishte mjeshtër në kitarë, por njëkohësisht edhe një ndër kitaristët më të mirë të rok muzikës.

Albumet e tij 36 herë u shpallën të arta, ndërsa 11 këngët e tij ishin hiti numër një në periudhën 1949 deri 1962.

Kitara Gibson Les Paul ishte shumë e preferuar nga mizikantët dhe përdorej nga kitaristët e grupeve më të njohura.
XS
SM
MD
LG