Ndërlidhjet

SHBA kritikon zotimin e Putinit për Abkhazinë


Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim rreth premtimit të kryeminsitrit rus Vlladimir Putin, që t’i ofrojë rajonit të shkëputur të Gjeorgjisë, Abkhazisë, të paktën 500 milionë dollarë për ushtri dhe ndihma tjera.

Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se “Rusia dhe shtetet tjera në rajon duhet t’i respektojnë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Gjeorgjisë.

Edhe Bashkimi Evropian ka dënuar vizitën e Putinit më 12 gusht, në rajon, duke thënë se ai është dashur të kërkojë leje nga Gjeorgjia para se të udhëtonte në Abkhazi.
XS
SM
MD
LG