Ndërlidhjet

SHBA rinis trajnimin e trupave në Gjeorgji


Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thanë se SHBA do të rifillojë misionin trajnues luftarak në Gjeorgji, me qëllim që të përgatisë trupat për operacionet kundër kryengritësve në Afganistan.

Sekretari për media i Pentagonit, Xhef Morell tha se Gjeorgjia dëshiron që të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare në Afganistan dhe se SHBA duan ta ndihmojnë në përgatitjet.

Ai tha se SHBA ka konsultuar Rusinë në lidhje me trajnimet me qëllim që të shmangë keqkuptimet.

Misioni trajnues do të fillojë më 1 shtator, një vit pasi që lufta e shkurtër e Gjeorgjisë me Rusinë, ndërpreu misionin amerikan trajnues që synonte përgatitjen e trupave gjeorgjiane për Irak.
XS
SM
MD
LG