Ndërlidhjet

logo-print

Ban lavdëron SHBA-në rreth OKB-së


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka vlerësuar lart Uashingtonin për përtëritjen e përkushtimit në Kombet e Bashkuara.

Ai u zotua se do ta bëjë organizatën botërore më efektive dhe më llogaridhënëse.

Në veçanti, Ban mirëpriti vendimin e Uashingtonit, që të paguajë detyrimet ndaj OKB-së.

Deklarata e tij vjen pas një fjalimi të ambasadores amerikane në OKB, Suzan Rajs, e cila theksoi përkushtimin e presidentit Barak Obama në OKB dhe u zotua për rritjen e përkrahjes amerikane për operacionet paqësore të OKB-së, ku përfshihen 15 misione paqeruajtëse dhe 27 misione speciale politike.
XS
SM
MD
LG