Ndërlidhjet

logo-print

Reporterët pa Kufij mbi sulmet ndaj "Ekspresit"


Reporterët pa Kufij janë të shqetësuar rreth disa sulmeve që hakerët bënë dy ditë më parë në faqen e internetit të gazetës kosovare "Ekspres".

Sulmet e 11 gushtit bllokuan për disa orë qasjen në këtë faqe.

Hakerët e identifikuan veten si “mbrojtës të islamit”, por duket se nuk i takojnë ndonjë grupi specifik, thuhet në një komunikatë për media të Reporterëve pa Kufij.

“Ne i dënojmë këto sulme që shkelin parimet e shprehjes së lirë dhe mund të ngjallin tensione. Autocenzura dhe përpjekjet për të ndikuar në politikat editoriale janë pothuajse të rëndomta në Kosovë. I kërkojmë autoriteteve, që të ndërmarrin masa për garantimin e lirisë së mediave”, thuhet në komunikatën e Reporterëve pa Kufij.
XS
SM
MD
LG