Ndërlidhjet

logo-print

Një zyrtar i DASH viziton Bellorusinë


Një diplomat i lartë amerikan ka arritur në Minsk për të shënuar kështu vizitën e parë të një zyrtari të lartë nga Uashingtoni në më shumë se një vit.

Filip Gordon, ndihmës i sekretarit të shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, do të takojë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe liderët opozitarë gjatë vizitës së tij njëditëshe në kryeqytetin e Bellorusisë.

Para kësaj vizite, Gordon tha se Bellorusia duhet të lejojë më shumë liri për aktivistët e opozitës, për mediat dhe grupet joqeveritare nëse dëshiron heqjen e sanksioneve amerikane.

SHBA dhe BE ka vite që akuzojnë presidentin autoritativ Aleksandër Lukashenko për burgosjen e kundërshtarëve të tij, për mbylljen e mediave të lira dhe krijimin e hapësirës për t’u rizgjedhur president për herë të tretë.
XS
SM
MD
LG