Ndërlidhjet

logo-print

Provohet vaksina kundër H1N1


Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline ka filluar të provojë vaksinat kundër gripit të derrave tek njerëzit.

Glaxo informoi se do të zhvillojë 16 prova klinike në mbi 9000 njerëz në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Edhe dy kompani të tjera farmaceutike Novartis dhe Sanofi-Aventis kanë filluar provat në njerëz të vakinave kundër gripit të derave.

Nga prilli i këtij viti kur u shfaq për herë të parë gripi i derrave ka marrë jetën e 1462 personave në gjithë botën. Miliona të tjerë janë infektuar.
XS
SM
MD
LG