Ndërlidhjet

Felps vozit makinën me leje jo të rregullt


Kampioni olimpik Majkll Felps ka vozitur makinën me leje të skaduar, dhe i tha policisë se kishte pirë një birrë para se të përfshihej në një aksident.

Aksidenti ku u përfshi fituesi i disa medaljeve të arta olimpike u shkaktua me fajin e një vozitësi tjetër, i cili kaloi semaforin në të kuqe.

Ylli i notit megjithate tash duhet t’i shpjegojë policisë se përse ka ngarë makinën me patent shoferi jo të rregullt.

Felps ka fituar 14 medalje të arta olimpike, nga të cilat tetë i fitoi në Lojërat Olimpike në Pekin.
XS
SM
MD
LG