Ndërlidhjet

logo-print

Stamboll: Një i vdekur nga shpërthimi


Një person e ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga shpërthimi para një fabrike tekstili në Stamboll.

Mediat turke njoftuan se shpërthimi ka ndodhur në pjesën evropiane të qytetit.

Shpërthimi ka ndodhur në hedhurinat e fabrikës, ndërsa viktima ishte një roje e sigurisë.

Shefi i policisë së Stambollit, Hysein Xhapkin e quajti shpërthimin akt terrorist.

Në të kaluarën, grupet e armatosura kurde, islamistët dhe ekstremistët e majtë kanë kryer sulme me bomba në Stamboll.
XS
SM
MD
LG