Ndërlidhjet

Hamasi vret liderin e grupit rebel


Hamasi tha se e ka vrarë liderin e grupit të armatosur me të cilin luftonte në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Iham Husein, zëdhënësi i ministrit të brendshëm të Hamasit, i tha agjencisë AP se lideri i grupit Xhund Ansar Allah (Ushtarët e Shoqëruesve të Zotit), është vrarë në orët e mëngjesit të sotëm.

Rreth 22 njerëz raportohet të jenë vrarë në përleshjen dy ditore ndërmjet këtij grupi dhe Hamasit.

Luftimet shpërthyen të premten kur forcat e Hamasit e rrethuan një xhami në Rafah, ku ndodheshin afro 100 anëtarë të grupit Xhund Ansar Allah.

Lideri i këtij grupi deklaroi të premten Rripin e Gazës si emirat islamik, që ishte përpjekje e qartë për grusht shtet kundër Hamasit.
XS
SM
MD
LG