Ndërlidhjet

Zbulohet anija e zhdukur ruse


Anija transportuese ruse, e cila u zhduk dy javë më parë, është vërejtur afër ujdhesave Cape Verde, në perëndim të brigjeve të Afrikës.

Një përfaqësues i marinës franceze i tha AFP-së se një aeroplan portugez kishte fluturuar mbi anijen.

Nuk dihet nëse piratët, mafia apo ndonjë mosmarrëveshje komerciale qëndron prapa zhdukjes së anijes, e cila lundronte nën flamurin e Maltës.

Anija u nis nga Finlanda në 23 korrik.
XS
SM
MD
LG