Ndërlidhjet

Kabul: 7 të vrarë, 91 të plagosur



Një sulmues vetëvrasës e ka hedhur në erë automjetin para komandës ushtarake të NATO-s në Kabul, duke vrarë shtatë dhe plagosur 91 njerëz.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Zahir Azimi tha se shpërthimi ka ndodhur te hyrja kryesore e forcave të ISAF-it.

Në zonën e njëjtë gjithashtu ndodhen ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Indisë, Spanjës, Italisë dhe pallati presidencial.

Përgjegjësinë për sulmin e pohuan talibanët. Zëdhënësi i talibanëve i deklaroi agjencisë Reuters se shënjestra e sulmit ka qenë ambasada amerikane.

Sulmi ndodhi disa ditë para 20 gushtit, kur mbahen zgjedhjet presidenciale në Afganistan.
XS
SM
MD
LG