Ndërlidhjet

Obama emëron zyrtarët për refugjatët irakianë


Presidenti amerikan Barak Obama i ka emëruar dy zyrtarë të lartë për të punuar me qeverinë irakiane në çështjen e refugjatëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se Samanta Pauer, zyrtare e lartë e Këshillit për Siguri Kombëtare do t’i koordinojë punët e disa agjencive, ndërsa zyrtari tjetër Mark Storela do të jetë koordinator për refugjatët dhe personat e zhvendosur irakianë.

Gibs tha se emërimet janë bërë pas bisedimeve me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki, i cili muajin e kaluar qëndroi në Uashington.
XS
SM
MD
LG