Ndërlidhjet

Kroaci: 4 kosovarë vdesin në aksident



Katër anëtarë të familjes Haxhiu nga Suhareka, përfshirë një fëmijë, e kanë humbur sot jetën kur automjeti me të cilin udhëtonin u rrokullis në një rrugë të Kroacisë.

Automjeti ma targa të Gjermanisë, doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë.

Aksidenti ka ndodhur në Pirovac, 280 km në jug të Zagrebit, ndërsa udhëtari i pestë, i cili mori lëndime, u transportua në spitalin në Shibenik.

Policia ende i heton shkaqet e fatkeqësisë.
XS
SM
MD
LG