Ndërlidhjet

Mianmar: Senatori Ueb takon lideren e opozitës



Senatori amerikan Xhim Ueb, i cili sot qëndroi në Mianmar, është takuar në Jangun me lideren e opozitës, San Su Kji.

Dëshmitarët okularë thanë se senatori Ueb u takua me Su Kji afër shtëpisë së saj. Detaje tjera nuk janë bërë publike.

Takimi u mbajt pak ditë pasi Su Kji u dënua me 18 muaj shtesë burg shtëpiak për shkak të incidentit, kur një amerikan i paftuar notoi liqenin dhe shkoi në shtëpinë e saj në muajin maj.

Amerikani Xhon Uiliam Jetau u dënua me shtatë vjet burg punë të detyrueshme.
XS
SM
MD
LG