Ndërlidhjet

Kërkohet shpërblesë për anijen e rrëmbyer ruse


Hetuesit finlandezë thanë se është kërkuar shpërblesë për anijen transportuese ruse, e cila u zhduk dy javë më parë.

Anija me 15 marinarët rusë në bord, u pa për herë të fundit në 28 korrik kur e kalonte Kanalin e Anglisë.

Pas kësaj ajo u zhduk pa gjurmë, deri sa u vërejt afër brigjeve perëndimore të Afrikës.

Anija, e cila lundronte nën flamurin e Maltës, u nis nga Finlanda në 23 korrik.
XS
SM
MD
LG