Ndërlidhjet

Hollbruk: Pakistani ka arritur progres kundër talibanëve


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk, e ka lavdëruar progresin “shumë domethënës” të Pakistanit, në kthimin e territoreve, që më herët ishin nën kontrolin e militantëve talibanë.

Zoti Hollbruk, që sot e fillon një vizitë në Pakistan, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë këtë vend me më tepër armamtim dhe ndihmë ekonomike.

Ai ka theksuar suksesin e ushtrisë pakistaneze në largimin e militantëve nga Buneri dhe Lugina Suat. Zoti Hollbruk pritej që të qëndronte në Suat, por të reshurat e mëdha, e penguan nisjen e tij nga Islamabadi.
XS
SM
MD
LG