Ndërlidhjet

logo-print

Mianmar: Amerikani i burgosur u lirua


Amerikani Xhon Jetau, i cili ishte burgosur në Mianmar, pasi i paftuar kishte hyrë në shtëpinë e lideres së demokracisë, Aung San Su Kji, është larguar nga ky vend.

Ai u lirua pasi senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhim Ueb, intervenoi te lideri ushtarak i Mianmarit, Than Shve.

Senatori Ueb dhe Xhon Jetau, shkuan në Bangkok, me një aeroplan ushtarak.

Zoti Jetau ishte i dënuar me shtatë vjet burgim, pasi në not arriti në shtëpinë e lideres Su Kji, duke i shkelur kushtet e arrestit shtëpiak.

Pas kësaj zonja Su Kji, u dënua edhe me 18 muaj arrest shtëpiak shtesë.
XS
SM
MD
LG