Ndërlidhjet

logo-print

Fatahu e zgjodhi anëtarin e parë izraelit


Lëvizja Fatah e presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, për të parën herë e ka zgjedhur një hebre izraelit, në njërin nga organet e saj udhëheqëse.

Ky person është Uri Dejvis, profesor i sociologjisë në Universitetin palestinez, Al-Kuds.

Zoti Dejvis kishte zhvilluar fushatë kundër okupimit të territoreve palestineze në vitet e 60-ta, ndërsa anëtar i Fatahut, ishte bërë në vitin 1984.

Rezultatet e votimit për Këshillin Revolucionar të Fatahut ishin publikuar sot. Në to poashtu shihet se ishin zgjedhur edhe katër të krishterë.
XS
SM
MD
LG