Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët u kërcënohen votuesve


Kryengritësit talibanë sot janë kërcënuar se do t’i sulmojnë vendvotimet në zgjedhjet në Afganistan më 20 të këtij muaji.

Këto kërcënime janë bërë në letrat e paraqitura në fshatrat në jug të Afganistanit, të cilat janë konfirmuar nga një zëdhënës i talibanëve.

Në letrën e nënshkruar nga një komandant i kryengritësve në Kandahar, thuhet se votuesit, si aleatë të qeverisë afgane dhe të forcave të jashtme, do të konsiderohen armiq të islamit.

Më 20 të këtij muaji në Afganistan mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale.
XS
SM
MD
LG