Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Protestë kundër zgjedhjeve serbe


Lëvizja “Vetëvendosje” ka organizuar një aktivitet simbolik për të protestuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë vendosur disa pankarta, në të cilat është paraqitur një kuti e votimit e Serbisë dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke duartrokitur para saj.

“Me këtë veprim ne kemi dashur të themi se institucionet dhe qeveria e Kosovës janë ato që e kanë përgjegjësinë për të ndalur mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, të cilat qëllimisht po tolerohen”, i tha Radios Evropa e Lirë, aktivisti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Sipas tij, “në këtë mënyrë po dëmtohet edhe më tutje sovraniteti i Kosovës, për shkak se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë do ta konsolidojë edhe më shumë lidhjen e serbëve të Kosovës me Serbinë".
XS
SM
MD
LG