Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Braun e mbronë rolin në Afganistan


Kryeministri britanik, Gordon Braun, e ka mbrojtur atë që ai e ka cilësuar si “mision vital” të vendit të tij në Afganistan, megjithqë numri i ushtarëve të vrarë britanikë në këtë vend, arriti në 201.

Zoti Braun tha se Britania duhet të mbetet e përkushtuar në këtë luftë, që bota të bëhet më e sigurt ndaj terrorizmit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, poashtu, i nderoi ushtarët e vrarë britanikë, duke thënë se ata kishin vdekur për çështjen vitale të sigurisë ndërkombëtare.

Këto komente u bënë në kuadër të debatit të ripërtrirë se a duhet të qëndroj Britania në luftën kundër talibanëve.
XS
SM
MD
LG