Ndërlidhjet

Hollbruk lavdëron Pakistanin


I dërguari special i Uashingtonit, Riçard Hollbruk ka lavdëruar përparimin që Pakistani ka bërë në luftë kundër talebanëve.

Uashingtoni ka kohë që kërkon nga Islamabadi të sulmojë militantët dhe vendstrehimet e tyre përgjatë kufirit perëndimor me Afganistanin.

Pas një takimi me ministrin e jashtëm pakistanez, Hollbruk tha se përparimi i arritur krijon një hapësirë ku relacionet amerikano-pakistaneze mund të lëvizin edhe kah zhvillimi ekonomik dhe energjetik.

Hollbruk pritet të vizitojë edhe kryeqytetin tregtar të vendit, Karaçin, në ditët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG