Ndërlidhjet

HRW: Homoseksualët e Irakut torturohen e vriten


Hjumën Rajts Uotç (Human Rights Watch) ka thënë sot se milicët po torturojnë dhe vrasin homoseksualët në Irak në një fushatë sistematike, që është përhapur nga Bagdadi në qytetet tjera.

Grupi me seli në SHBA, ka kërkuar nga qeveria irakiane, që urgjentisht të ndalojë abuzimet, duke paralajmëruar se i ashtuquajturi “spastrim social” paraqet një kërcënim të ri për sigurinë, madje edhe sikur format tjera të dhunës të binin.

Trupat e disa irakianëve janë gjetur në qarkun kryesor shiit në Sadr Siti në fillim të këtij viti me fjalët arabe “pervers” dhe “këlysh” të shkruara në kraharorët e tyre.

Të dy këto konsiderohen të jenë terme poshtëruese për homoseksualët në Irak.

Që atëherë, kjo praktikë është përhapur në Kirkuk, Basra dhe Naxhaf.
XS
SM
MD
LG