Ndërlidhjet

logo-print

Ingusheti: 19 viktima nga sulmi vetvrasës


19 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi vetvrasës në Nazran të Ingushetisë.

Sulmi kishte si cak një stacion policie dhe ndodhi në kohën kur oficerët prisnin të merrnin turnin e mëngjesit. Nga shpërthimi i kamionit bombë mbi 60 të tjerë u plagosën.

Rajoni i Ingushetisë, pjesë e Federatës Ruse është përballur së fundi me sulme të shtuara ndaj policisë, që kanë për autor ekstremistët islamikë ose grupet e lidhura me krimin e organizuar.
XS
SM
MD
LG