Ndërlidhjet

Çekia dëbon dy diplomatë të Rusisë



Mediat çeke kanë njoftuar se qeveria e Çekisë ka dëbuar dy diplomatë nga ambasada e Rusisë në Pragë.

Sipas gazetës “Dnes”, njëri nga të dëbuarit është zëvrendës i atasheut ushtarak.

Diplomati tjetër ndodhet në pushim, por autoritetet çeke kanë rekomanduar që ai të mos kthehet në Pragë.

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Fisher ka mohuar ta komentojë çështjen.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax ka kontaktuar ambasadën e Rusisë në Pragë, por personeli gjithashtu nuk ka komentuar raportet për dëbimin e dy diplomatëve.
XS
SM
MD
LG