Ndërlidhjet

SHBA: Optimizëm për Lindjen e Mesme


Zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se administrata e presidentit Obama ka shpresë që bisedimet e paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve mund të rifillojnë së shpejti.

Zëdhënësi Filip Krovlej foli para gazetarëve pas takimit njëorësh që zhvilluan sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, dhe presidenti egjiptian, Hosni Mubarak.

Krovlej tha se të dyja palët kanë punuar shumë për të krijuar kushte për vazhdimin e negociatave.

Ai bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti janë pajtuar se të gjitha palët, Izraeli, palestinezët dhe vendet tjera arabe duhet të marrin hapa paralelë për t'u vënë baza e kthimit të negociatave.
XS
SM
MD
LG