Ndërlidhjet

Uashington: Sot takohen Obama dhe Mubarak


Presidenti amerikan, Barak Obama, do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak.

Kjo është vizita e parë e Mubarakut në Uashington, pas gjashtë vjetësh.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi duhet të shihet si vazhdimësi e përpjekjeve të Uashingtonit për t’u angazhuar në Lindjen e Mesme.

Uashingtoni u ka bërë trysni vendeve të moderuara arabe që të ndërmarin hapa, të cilët do të inkurajonin Izraelin që t’i pezullojë ndërtimet e kolonive hebreje në territorin palestinez.
XS
SM
MD
LG