Ndërlidhjet

Mianmar: Vizita e senatorit amerikan e suksesshme


Mediat shtetërore në Mianmar e vlerësojnë si “sukses për të dy palët” vizitën e senatorit amerikan, Xhim Ueb, me ç’rast u arrit marrëveshja për lirimin e një amerikani, i cili duke notuar kishte hyrë në shtëpiunë e lideres opozitare në këtë vend, Aung San Su Kji.

Pas largimit nga Mianmari, së bashku me shtetasin amerikan, Xhon Jetau, senatori Ueb, tha se shpreson se kjo vizitë do të mund të çonte në “një qasje të re” në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Mianmarit, përfshirë edhe rishqyrtimin e sanksioneve ekonomike amerikane.

Vizita e papritur e Xhon Jetaut, në shtëpinë e lideres opozitare në Mianmar, rezultoi me dënimin e tij me shtatë vjet burgim, ndërsa Su Kji u dënua me 18 muaj arrest shtëpiak shtesë.

Disidentët në Mianmar kanë kritikuar vizitën e senatorit Ueb, duke thënë se ai ia doli ta liroj amerikanin Jetau, ndërsa liderja opozitare, Su Kji mbetet në arrest.
XS
SM
MD
LG