Ndërlidhjet

Rusi: Pak gjasë për të zhdukurit në hidrocentral


Pronari i hidrocentralit më të madh në Rusi thotë se ka pak shpresa për të gjetur 64 personat e zhdukur, pas aksidentit të djeshëm, nga i cili humbën jetën 12 vetë.

Incidenti u shkaktua kur dhoma e turbinave u vërshua nga uji në centralin për prodhimin e rrymës elektrike në Sajano-Sushenskaja në Siberi.

Vasilij Zubakin, drejtues i operatorit të centralit RusHidro, tha se kërkimi për të mbijetuar po vazhdon, por me gjasë të tillë nuk do të ketë.

Ministri i energjencave i Rusisë, Sergej Shojgu, tha se nuk ka rrezik nga dëmtimi i strukturës së pendës.
XS
SM
MD
LG