Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmet e talibanëve shumë të vrarë


Gjatë ditës së sotme, militantët talibanë kanë ndërmarrë një varg sulmesh në mbarë Afganistanin, me ç’rast u vranë shumë njerëz, vetëm dy ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Së paku 7 vetë janë vrarë nga një sulm vetëvrtasës me makinë bombë kundër konvojit të NATO-s në lindje të Kabulit, afër një baze ushtarake amerikane.

Në mesin e të vrarëve ka civilë afganë, anëtarë të forcës së NATO-s dhe dy afganë, që punonin për Kombet e Bashkuara.

Nga një sulm tjetër me bombë në lindje të Afganistanit, janë vrarë dy ushtarë amerikanë.

Në pjesën jugore të këtij vendi, nga një sulm vetëvrasës me bombë në një postbllok ushtarak afgan në Uruzgan, janë vrarë tre ushtarë afganë dhe dy civilë.

Raportohet se kjo dhunë po bëhet në kohën e kërcënimeve të talibanëve për shkatërrimin e zgjedhjeve, që mbahen pasnesër.
XS
SM
MD
LG