Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia tërhiqet nga grupi ish sovjetik


Gjeorgjia është shteti i parë, që është tërhequr nga e ashtuquajtura Lidhje e Shteteve të Pavarura, që është një grupim i ish republikave sovjetike.

Lëvizja e sotme e finalizon vendimin e shpallur në prag të luftës pesëditëshe të Gjeorgjisë me Rusinë, para një viti, lidhur me rajonin separatist gjeorgjian, Osetia Jugore.

Tash, pas daljes së Gjeorgjisë, në këtë grup kanë mbetur Armenia, Azerbajxhani, Bellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Moldavia, Rusia, Taxhikistani, Ukraina, Uzbekistani dhe Turkmenia.
XS
SM
MD
LG