Ndërlidhjet

Mekkejn: Kërkohen trupa shtesë në Afganistan


Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekkejn, tha sot se niveli i trupave në Afganistan duhet të rritet në mënyrë domethënëse.

- Për mua është shumë e qartë se më tepër burime janë të nevojshme, në formë të trupave shtesë dhe poashtu me mbështetje materiale, ekonomike dhe të tjera. Besoj se numri i trupave duhet të rritet në mënyrë të dukshme, ashtu siç ka rekomanduar gjenerali Mekkristal, tha senatori Mekkejn.

Ai është anëtar i një delegacioni të Senatorëve të Shteteve të Bashkuara, që po e viziton Afganistanin, para zgjedhjeve presidenciale, që mbahen pasnesër.
XS
SM
MD
LG