Ndërlidhjet

Obama: Izraeli po lëvizë në drejtim të duhur


Presidenti amerikan, Barak Obama, sot ka lavdëruar Izraelin për “lëvizje në drejtim të mirë”, lidhur me vendbanimet dhe ka ftuar vendet arabe dhe palestinezët, që të tregojnë veprime drejt Izraelit.

Këto komente zoti Obama i bëri në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak.

“Shpresa ime është se ne nuk do të shohim vetëm lëvizje nga izraelitët, por edhe nga palestinezët dhe poashtu nga shtetet arabe, që tregojnë gatishmërinë e tyre për të punuar me Izraelin”, tha Barak Obama.

Presidenti Mubarak tha se është koha që të lëvizet kah bisedimet për “statusin final”, ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, për çështjet kyçe, që po e bllokojnë marrëveshjen gjithpërfshirëse paqesore.
XS
SM
MD
LG