Ndërlidhjet

Kermabo kërkon takim me liderët kosovarë


Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo ka kërkuar që të takohet nesër me liderët kosovarë për të sqaruar mundësinë e nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit Policor me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Përmes një deklarate për media, të lëshuar nga Zyra për Informim e EULEX-it, Kermabo ka vënë në pah se ka pasur një mori keqkuptimesh dhe keqinterpretimesh lidhur me këtë çështje.

“EULEX-i nuk ka nënshkruar dhe nuk mund të nënshkruajë çfarëdo lloj protokolli në emër të Kosovës. EULEX-i, si mision teknik për sundimin e ligjit, mund të nënshkruajë protokolle vetëm në emër të EULEX-it dhe për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, sipas pajtimit të arritur nga 27 vendet anëtare të BE-së”, ka thënë Kermabo.

Megjithatë, Kermabo ka sqaruar se nuk është e pazakontë për EULEX-in që të nënshkruajë marrëveshje me ministritë përkatëse të rajonit dhe për këtë, sipas tij, kanë qenë të informuara çdoherë institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG