Ndërlidhjet

Rusi: Kërkohen 60 të zhdukurit


Ministri rus i Emergjencave Sergei Shoigu ka thënë se më shumë se 60 njerëz konsiderohen ende të zhdukur pas një aksidenti në uzinën më të madhe hidroelektrike në Rusi.

Shoigu ka konfirmuar se 12 persona kanë vdekur, 62 janë të humbur dhe 15 të tjerë janë lënduar në tragjedinë e së hënës në uzinën Sajano-Shushenskaja në rajonin e Siberisë.

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë ende.
XS
SM
MD
LG