Ndërlidhjet

Serbia proteston ndaj deklaratës së Berishës


Qeveria e Serbisë

Qeveria e Serbisë

“Ministria e Punëve të Jashtme shumë ashpër dënon deklaratën provokuese të kryeministrit shqiptar, e cila ashpër e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”, thuhet, pos tjerash, në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.


Ministria e Jashtme e Serbisë ka kumtuar se i ka dërguar notë proteste të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, me rastin e një deklarate të kryeministrit Sali Berisha.

“Ministria e Punëve të Jashtme shumë ashpër dënon deklaratën provokuese të kryeministrit shqiptar, e cila ashpër e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”, thuhet, pos tjerash, në kumtesë.

Ministria e Jashtme e Serbisë thotë se të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd i është bërë e ditur se deklaratat e tilla i dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se kjo notë proteste ka të bëjë me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha, se projekti i unitetit kombëtar të shqiptarëve duhet të jetë ide udhëheqëse për të gjithë politikanët si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Reagimi nga Mali i Zi

Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, Vesko Garçeviq ka thënë se mediat duhet të përmbahen nga siç ka thënë intepretimi i gabuar i deklaratës së kryeministrit Sali Berisha mbi nevojën e bashkimit të shqiptarëve, që jetojnë në territore të ndryshme.

Garçeviq ka thënë se Berisha nuk ka aluduar në Malin e Zi, por se thelbi i deklaratës së tij ka qenë në raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij, e ardhmja e përbashkët e Malit të Zi dhe e Shqipërisë “obligohet nga kufijtë që pa dyshim janë të përcaktuar dhe të pandryshueshëm, e të cilët duhet të hapen plotësisht".

Ai ka kujtuar qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, e cila ka qartësuar se nuk ka pretendime ndaj territorit të Malit të Zi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG