Ndërlidhjet

logo-print

Pragë: Diplomatët rusë merituan dëbimin


Dy diplomatët rusë, të cilët Çekia i ka dëbuar nën akuzat për spiunim, sipas ekspertëve është dashur ta lëshojnë Çekinë, sepse ishin të përfshirë në mënyrë aktive në organizimin e rezistencës civile çeke kundër vendosjes së radarëve amerikanë.

“Atëherë kur aktiviteti i agjentëve kalon nga përcjellja e monitorimi deri te ajo që përmes njerëzve të ndryshëm dhe grupeve të interesit të ndikojnë në vendimet politike shtetërore, dëbimi është i merituar”, ka thënë ish shefi i shërbimit ushtarak të informimit Andor Shandor.

Zëvendës atasheu ushtarak u dëbua nga Çekia, ndërsa diplomatit tjetër i është rekomanduar që të mos kthehet nga pushimi.
XS
SM
MD
LG