Ndërlidhjet

logo-print

Dita Botërore e punëtorëve humanitarë


Sot është Dita Botërore e punëtorëve humanitarë. Ky është viti i parë që Kombet e Bashkuara shënojnë ditën në fjalë. Me këtë rast Komisionerja e OKB-së për Refugjatët, Navi Pillay ka vlerësuar lart kontributin e punëtorëve humanitarë. Ajo e cilësoi punën e këtij grupi si thelbësore, pasi mundëson mbijetesën për mijëra viktima në raste krizash.

Kjo ditë përkon me datën kur gjashtë vjetë më parë 22 punonjës të Kombeve të Bashkuara humbën jetën në Bagdad si pasojë e një sulmi ndaj qendrës së kësaj organizate në Irak.
XS
SM
MD
LG