Ndërlidhjet

Bagdad: Shkon në 85 numri i viktimave


Së paku 85 persona kanë humbur jetën e mbi 300 të tjerë janë plagosur nga një morri sulmesh gjatë ditës në Irak. Dita e sotme ka qenë më e përgjakshmja në Irak që nga tërheqja e trupave amerikane nga qytetet qershorin e kaluar.

Disa nga sulmet kanë ndodhur pranë ndërtesave të disa ministrive. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë ishte në mesin e të mbijetuarve nga sulmi pranë Ministrisë së Jashtme.

‘Sulmi më i dhunshëm dhe me më shumë viktima ishte pranë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme. Ishte një kamion i mbushur me sasi të mëdha lëndësh shpërthyese. Personalisht kam parë rreth 40 kufoma. Mbi 800 makina në parkingjet aty afër u dëmtuan rëndë’, thotë Saad Kamel, korrespondenti i shërbimit irakian në Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG