Ndërlidhjet

logo-print

Në Afganistan po votohet për presidentin e ri


Në Afganistan janë duke u zhvilluar zgjedhjet e dyta presidenciale që kur regjimi i talibanëve u largua nga pushteti. Procesi i votimi pritet të zgjasë deri në orën 13 e 30, sipas kohës lokale në Evropë.

Dhjetëra mijëra forca afgane dhe trupa të huaja janë vendosur në gatishmëri të lartë, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të votimit, pas rritjes së dhunës nga talibanët, të cilët janë zotuar se do të prishin procesin e zgjedhjeve.

Presidenti aktual, Hamid Karzai, i cili është në pushtet që kur talibanët u larguan, gati tetë vjet më parë, po sfidohet nga ish-ministri i Jashtëm, Abduallah Abdudllah, dhe 30 kandidatë të tjerë.

17 milionë afganë me të drejtë vote po ashtu janë duke votuar edhe për këshillat krahinorë.
XS
SM
MD
LG