Ndërlidhjet

Al Maliki: Të rishikohen masat e sigurisë


Kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, ka urdhëruar rishikimin e masave të sigurisë, pasi të paktën 95 veta u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën nga një seri sulmesh me bomba në Bagdad.

Sulmet e djeshme ndodhën pranë ndërtesave të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Financave. Këto sulme ishin më vdekjeprurëset në 18 muajt e fundit në Irak dhe pas dorëzimit të përgjegjësve për sigurinë nga ushtria amerikane te forcat e irakiane.

Kryeministri Al Maliki, për sulmet fajësoi Al Kaidën dhe një grup mbështetësish të ish-udhëheqësit Sadam Husein.
XS
SM
MD
LG