Ndërlidhjet

Peniani - sinjale pozitive për dialog


Bill Riçardson, guvernatori i Nju Meksikos në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se Koreja e Veriut ka dërguar sinjale pozitive se është e gatshme të rinisë dialogun me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor.

Guvernatori Riçardson këto komente i bëri pas takimit që pati me të dërguarin e Koresë së Veriut në Nju Meksiko.

Diplomati amerikan tha se kishte vërejtur ulje të tensioneve në mes dy palëve që kur ish-presidenti Bill Kllinton ishte për vizitë në Penian, për të siguruar lirimin e dy gazetareve amerikane.

Por, Riçardson ka sqaruar se Koreja Veriore është e gatshme të hyjë në bisedime dypalëshe vetëm me Shtetet e Bashkuara dhe jo me 5 vendet tjera.
XS
SM
MD
LG